Transferimi i Jasir Asanit te Aik në Suedi ishte një nga lajmet e bujshme të ditës së sotme. Pas falënderimeve nga ana e klubit, është radha e mesfushorit që ka reaguar në rrjetet sociale. Mëngjërashi ka një mesazh të veçantë për presidentin Gaz Demi, si dhe nuk harron të falënderojë edhe tifozërinë e kuqe për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Në postimin e tij në rrjetet sociale shkruhej: "Jam shumë i kënaqur sepse futbolli është pasion i jetës sime dhe mundësia për të luajtur me Aik është një nder i madh e shkëlqyer për mua.
Dua të falënderoj edhe tifozët tanë që na mbështetën kudo në fitore dhe humbje. Gjithashtu faleminderit për klubin tim Partizani dhe falënderime të veçanta për presidentin Gaz Demi për gjithçka keni bërë për mua. Gjithmonë në zemrën time. Është koha për një sfidë të re", përfundon ai.
Kujtojmë që Jasir Asani është transferuar në Suedi në formë huazimi me të drejtë blerje nga ana e klubit të Aik-ut.
