
Agustin Kola - Elbasani/ Fotomontazh
Agustin Kola siç dihet prej disa ditësh ndodhet i shtruar në QSUT, aty ku po merr mjekimet e nevojshme. Legjenda e futbollit shqiptare, vuan nga ulçerat në stomak dhe kjo ka bërë që të jetë nën kujdesin e mjekëve për të zhvilluar edhe terapitë e duhura për rikuperimin e tij.
Të shumta kanë qenë mesazhet për të nga bota e sportit, teksa së fudmi ka bërë një postim për ish-futbollistin bardheblu edhe skuadra e Elbasanit. Këto të fundit i urojnë shërim të shpejtë Kolës.
“Shërim të shpejtë Agustin Kola”, shkruhet në “Insta-Storyn”, e verdhebluve. Siç dihet, Kola është një nga figurat më të dashura të futbollist shqiptar dhe sidomos e tifozëve bardheblu.

Postimi i Elbasanit
Poll