
Partizani dhe Teuta masin forcat të hënën në orën 17.00, në kuadër të Kategorisë Superiore. Përpara këtij takimi për mediet ka folur lojtari i durrsakëve, Renato Arapi. Ai e di mirë rëndësinë e këtij takimi, ndërsa shprehet besimplotë se "djemtë e detit" do dalin me 3 pikë. Arapi shprehet se është mirë fizikisht dhe shpreosn të luajë titullar.
"Gjendja ime është e mirë, pas ekzaminimit të bërë dje ka rezultuar se jam mirë dhe shpresoj të jem nesër nga fillimi në fushë. Në ndeshjet e fundit ekipin e kam parë në gjendje të mirë, ka arritur edhe të zhbllokohet dhe të shënojë gola dhe mendoj se ky është momenti i duhur për të përballuar ndeshje të tilla.Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme sepse nëse fitojmë, shumë gjëra mund të mbyllen, por duhet parë si ndeshje e radhës dhe presioni të kalojë te Partizani sepse atyre u duhet vetëm fitorja.
Ne hyjmë vetëm fitore si në çdo ndeshje. Futbolli është lojë kolektive pavarësisht se ata kanë shumë kualitete në sulm, me grupin që kemi, i kemi përballuar mirë dhe do e bëjmë edhe nesër.Në tre ndeshjet e kaluara asnjëra s'ka fituar dhe shpresoj që nesër të bë mirë. Në rast barazimi lufta do jetë e hapur deri në fund. Është ndjesi e veçantë të fitoj titullin me Teutën, e kam thënë se jam rritur me Teutën dhe unë i kam në memorie ende momentet e vitit 1994 kur jemi shpallur kampionë dhe duam ta bëjmë ëndrrën realitet" - tha ai.