Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ervin BULKU analizon Kombëtaren: Me Andorrën shumica e lojtarëve mendonin për Francën, ishte e pafalshme

Shkruar nga NEWSPORT
Ervin BULKU analizon Kombëtaren: Me Andorrën shumica e lojtarëve

Ish futbollisti i Kombëtares njëkohësisht dhe pjesë e stafit kuqezi, Ervin Bulku, është i ftuar në emisionin sportiv "Pressing" në ABC Neës. Në fjalën e tij Bulku analizoi ecurinë e Kombëtares në këto eleminatore, duke treguar ngritjet dhe uljet e skuadrës.

Ecuria e Kombëtares:

"Kishim mundësi të merrnim më shumë. E nisëm keq, me Turqinë që humbëm. U ndëshkuam në nj ndeshje të dobët. Fituam me Andorrën dhe më pas dominuam me Islandën. Klima ka ndryshuar në kombëtare.

Ka pasur gjithmonë objektiva, që kur erdhi De Biasi. Nuk ndodhi në dy vitet e para. Presidenti i dha mundësinë sërish. Ai u ka dhënë kohën e duhur të gjithë trajnerëve. Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk mund të shkojmë para Francës. Me De Biasin shkuam në Europian. Kam qenë lojtar dhe ndihmës i tij. Kur shkojmë e dinë të gjithë. Me Panuçin nuk shkuan gjërat si duhet. Kishim rivalë Turqinë dhe Islandën. Me këta ishim pa fat, u mundëm. Ishte ndeshje e barabartë. Kur e kemi mundur më përpara në Islandë? E dominuam Turqinë në fushën e tyre, besoj jemi dakord. Ku ka pasur Shqipëria shtatë raste?!", u shpreh Bulku.

Barazimi me Andorrën:

Nuk është gabim i trajnerit, është i të gjithëve. Kemi lojtarë që nuk bëjnë diferencë të madhe mes njëri-tjetrit. Ishte e pafalshme që të mos fitonim. Çfarëdo që të them do ma hidhni poshtë. Jemi munduar gjatë gjithë javës ta karikojmë skuadrën. U kemi thënë se kjo është ndeshja që duhet ta fitojmë patjetër. Shumica e lojtarëve e kishin mendjen te Franca. Jemi munduar ta karikojmë ekipin", shtoi ndihmëstrajneri i kombëtares", përfundoi Bulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga