Orges Shehi u zyrtarizua sot si trajner i Tiranës. 43 vjeçari nga Durrësi ishte zgjedhja e kryeqytetasve për stolin, pas largimit të Dedes. Ka qënë pikërisht Erion Braçe, i cili njihet si një tifoz i Partizanit, që ka bërë një ironi në rrjetet sociale. Braçe ka shpërndarë një foto kur Shehi luante për të kuqtë, ndërsa Tefik Osmani në krahun e bardhebluve. Ai shkruan: “Mos i fol Gestit or ti drejtor. Ska më trajner pas tij, vetëm po u bërë ti pastaj”!
Momenti i shkëputur në fotografi nuk është aspak i mirë, pasi duket që është gjatë një momenti tensioni në derbi. Braçe ka zgjedhur të ngacmojë rivalët, pikërisht në këtë mënyrë.