
Divock Origi nënshkroi kontratë 4- vjeçare me Milanin, duke u bërë afrim me parametra zero, pasi kishte luajtur më parë te Liverpool. Tifozët presin me padyrim ta shohin belgun në fushën e lojës, por për këtë duhet pritur.
Origi ka pësuar një dëmtim muskulor në fund të majit dhe prej atëherë po punon shumë për t’u rikuperuar. Kjo ishte arsyeja pse arritja e tij te Milan u vonua.
Sipas Tuttosport, Origi nuk do jetë pjesë e testeve miqësore. Synim është vendosur që sulmuesi të jetë plotësisht i rikuperuar për ndeshjen hapëse kundër Udinezes për Seria A, më 13 gusht.
Poll