Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erdhi me bujë këtë verë, KUKËSI në dyshim për të ardhmen e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Erdhi me bujë këtë verë, KUKËSI në dyshim për

Sulmuesi i Kukësit Haris Harba ende nuk mund të quhet titullar te verilindorët. 30-vjeçari boshnjak nuk u paraqit siç duhet në takimin e parë në kampionat me Laçin ku fali raste të mira për të shënuar. Verilindorët kanë vetëm dy alternativa për sulmin: Harbën dhe Reginaldon dhe nëse klubi nuk afron lojtar tjetër për repartin ofensiv, Harba nuk do të lëvizë. Edhe pse u soll në këtë merkato verore, loja e tij nuk ka qenë fort e kënaqshme dhe rreziku për t'u larguar mbetet i hapur. Largimi ose qëndrimi do të varet nga performancat në ndeshjet e ardhshme në kampionat. Merkatoja ende nuk ka përfunduar dhe nëse klubi arrin të bëjë një "goditje" për sulmin, Harba do të duhet të zgjedhë midis stolit ose derës së hapur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga