
Edi Martini ka folur pas barazimit 1-1 në Laç kundër kurbinasve. Trajneri i Teutës deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Të them të drejtën, kur jemi nisur për këtë synimi i vetëm ka qenë për të mos humbur. Gjithësesi mënyra se si shkoi ndeshja, mund të fitonim. Një gol nga pakujdesia, na e zbehu pak lojën që kërkonim të bënim. Edhe në pjesën e parë kishim mundësinë të shkonim 2-0. Qarkulluam topin dhe humbëm rastin. Jam i kënaqur me barazimin kështu si shkoi ndeshja.
Vila? Bëri punën e tij. Ka formë të mirë fizike. Edhe pse humbi rastin, mund të them që është meritë e kundërshtarit, portierit, një pritje që bëhet një herë në një shekull.
Pse dy zëvendësime? Unë kam bërë tre ndërrime mos të gabohem. Të them të drejtën është pak problem. Pjesën e stolit i kam të gjithë të rinj. Edhe dy lojtarët që kanë ardhur ditët e fundit, na kanë prishur shumë punë. Kur e kthen kokën nga stoli, ata janë akoma çuna të rinj. Janë futbollistë të mirë, por t’i japësh minuta në ndeshje të tillë, është thikë me dy tehe”, ka përfunduar ai.