
Gentian Selmani, portieri i Laçit, është një nga pikat kyçe të skuadrës kurbinase. Ai është "ëngjëlli mbrojtës" i ekipit, poshtë katërkëndëshit dhe si i tillë cakton qartësisht objektivat e ekipit që janë vetëm kupat e Europës.
Ai ka thënë: "Po zhvillojmë një fazë të mirë, duke u stërvitur me nga dy seanca dhe shpresoj që të kemi një formë sa më të mirë gjatë kampionatit. Duhet të japim 100 % këtu në fazën përgatitore, për të qenë në formën më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.
Nuk mendoj për oferta, pasi për momentin jam pjesë e Laçit dhe do respektoj deri në fund klubin. Konkurrenca është e mirë për çcdo portier dhe për çdo lojtar, dhe të jem motivim më të madh. Unë nuk kam frikë dhe jam gati të jap më të mirën.
Ne si synim gjithmonë me trajnerin kemi vendosur që t'i japim rëndësi ndeshjes së radhës. Jemi në garë për një vend në Europë, si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa, ndaj shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv nga njëri front."