
Kukësi arriti të fitonte me rezultatin 4-2 kundër Vllaznisë në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Verilindorët morën 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një ekipi që nuk kishte asnjë humbje në Superiore.
Këtë sfidë e ka ndjekur edhe trajneri Skënder Gega, që aktualisht ndodhet në Turqi duke u mjekuar pasi është prekur nga COVID-19. Tekniku tropojan fatmirësisht po përmirësohet dhe brenda pak kohësh pritet të rikthehet në krye të skuadrës. Përmes një fotoje emocionuese, ai shihet duke ndjekur në telefonin e tij ndeshje e Kukësit në Shkodër, teksa mban edhe aparatin e oksigjenit në gojë.
Stafi i redaksisë së Newsport.al i uron shërim të shpejtë dhe të plotë trajnerit të njohur duke u rikthyer sa më parë aty ku ka vendin, në krye të pankinës.