Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Emiliano ÇELA shpërthen pas humbjes: Tirana fitoi me gol jashtë loje, e kanë ndarë mendjen

Shkruar nga NEWSPORT
Emiliano ÇELA shpërthen pas humbjes: Tirana fitoi me gol jashtë

Emiliano Çela ka folur pas humbjes 1-0 kundër Tiranës. Trajneri i Kastriotit deklaroi për mikrofonin e Oversport

“S’dua të bëj analizë teknike taktike. S’doja të dilja këtu. Çfarë kuptimi ka kur ekipi kundërshtar e bëri golin jashtë loje dhe e stopoi me dorë. Gjatë gjithë lojës arbitri ka qenë në favor të Tiranës. S’dha asnjë faull në favor tonë. Në fund isha i lumtur sepse po e mbyllja një ndeshje me 11 veta. Arbitri na kishte ruajtur një surprizë në fund duke na nxjerrë dy lojtarë me të kuq. E pashë pas ndeshjes se çfarë ndodhi. Çfarë kishin bërë lojtarët e mi, atë kishin bërë dhe ata të Tiranës. Ishim ne atë që u dënuam dhe u ndëshkuam. E kanë ndarë mendjen. Kastriotin nuk e duan më në Kategorinë Superiore. Kisha parë shumë situata të tilla, por në mënyrë kaq të dhimbshme, nuk më ka ndodhur. E them të dhunshme sepse është e çuditshme sepse në 8 ndeshje çdo gjë që bëjmë përkthehet në kartona. Dy ditë para ndeshjes morëm vesh që Kodra është dënuar në 8 javë.

Jam i kënaqur me lojtarët. Kanë luajtur jashtë pozicionit të tyre plot 4 futbollistë. Çdo gjë e adoptuar, edhe mënyra e lojës ishte e adoptuar. Duhet të kishim bërë më tepër në fazën e mbajtjes së topit. E theksoj edhe një herë që goli i Tiranës erdhi nga një aksion i parregullt. Pati faull dhe stopuan topin me dorë. Gjatë gjithë kohës arbitri ishte tendicionoz. I uroj suksese ekipit të Tiranës. Është e dyta që fiton me ne në këtë mënyrë. Më shumë më vjen keq për lojtarët që dolën me të kuq. Më vjen keq që nuk i kanë bërë federimin Bekim Kulit, se do të më shërbente shumë”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga