
Kaleb Ekuban ka folur pas fitores kundër Korabit. Sulmuesi i Partizanit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Sigurisht që kam 3 javë që nuk kam shënuar, por ndaj Laçit edhe mund të ma kishin lënë një gol. Sot arritëm të bënim mirë dhe morëm një fitore me vlerë. Sigurisht që unë do të them atë që kam thënë në çdo ndeshje, mjafton të luaj. Sot është një lajm i mirë që është rikthyer Sukaj. Unë provova të jap një asis për të, por vetëm një rast ishte.
Nuk kam asnjë lloj preference se cili lojtar do të jetë përkrah meje, mjafto që të arrijmë të marrim atë që do të japim në fushën e lojës.
E kam parë ndeshjen Skënderbeu - Kukësi, ishte mjaft e ekulibruar. Mendoj që asnjëra nuk është rrezik për ne, pasi tashmë jemi në krye. Mjafton që të mos lëmë pikë dhe të arrijmë të fitojmë dhe gjithçka do të jetë mirë", përfundoi ai.