Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Eksodi i verës, ja si Kosova po "prish" tregun në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Eksodi i verës, ja si Kosova po "prish" tregun në

Ëndrrat për një kampionat Shqipëri-Kosovë u shuan vite më parë. Tani në distancë ka një kompeticion mes kampionateve respektive. Në Kosovë kanë miratuar ligjin e sponsorizimit dhe klubet kanë sot shumë më tepër të ardhura e për pasojë investojnë më shumë.

Në Shqipëri, nëse Skënderbeu e rriti standartin e pagesave disa vite më parë, tani janë bërë hapa pas. 27 futbollistë nga Shqipëria luajnë sot në Superligën e Kosovës dhe vetëm 7 futbollistë nga Kosova do të luajnë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Kampionati në Shqipëri vijon të jetë më i fortë se ai në Kosovë, por treguesit janë të frikshëm. Nese nuk mundet që të marrim më të mirët nga Prishtina, Drita, Gjilani, Ballkani apo ndonjë klub tjetër do të numërojm një treg më pak për futbollin shqiptar.

Vedat Muriqi, Bernard Berisha, Liridon Latifi, Amir Rrahmani, Fidan Aliti janë disa nga emrat e lojtarëve që Kosova ka sjellë në Shqipëri në vitet e fundit. Lojtarë që janë shitur më pas për të sjellë miliona. Këtë verë vec Visaj Bekaj të cilin Tirana e bleu për 50 mijë euro, askush nga më të mirët e Kosovës nuk pranoi të vinte në Shqipëri. Llogjika është e thjeshtë, nuk paguajmë më shumë se në Kosovë edhe pse niveli i kampionatit është më i lartë. Bajram Jashanica flirtoi me Partizanin, Tiranën e Kukësin dhe ne fund firmosi per Ballkanin qe pagoi 40 mije euro te Skenderbeu per kartonin e tij.

Nazmi Gripshi la Skenderbeun per te njejten skuader si Jashanica dhe per te njejten shifer. Gjilani ka 8 shqiptare ne perberje dhe disa te huaj qe me pare kane luajtur ne Superiore. Prishtina ka kater futbolliste nga Shqiperia dhe Enis Gavazaj qe la Kukesin per tu rikthyer ne shtepi. Llapi ka 6 shqiptare, Drenica 5 dhe te tjeret nga nje ne skuader.

Klodian Duro ka marre drejtimin e Ferronikelit dhe Bledar Devolli te Drenices. Trendi eshte ne rritje per lojtaret qe lene Shqiperine per Kosoven. Ne rritje dhe trendi i futbollisteve maqedonas qe po shkojne ne Kosove dhe lene pas Shqiperine. Tregu me futbolliste nga rajoni po zvogelohet dhe pasojat vec sportive do te jene shume shpejt dhe financiare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga