Klajdi Kuka është i larguari i radhës në radhët e skuadrës së Kastriotit. Është klubi krutan që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në Instagram, bën me dije që ka mbyllur bashkëpunimin me portierin e njohur. Arsyet s’bëhen të ditura, por mësohet se 28-vjeçari i ka dhënë fund aventurës së tij në Krujë.
“Është mbyllur me konsensus bashkpunimi me portierin Klajdi Kuka, i cili prej ditës së sotme është zyrtarisht lojtar i lirë. KS Kastrioti e falenderon për kontributin e dhënë, dhe i uron suksese në karrierë“, shkruhet në njoftimin e klubit krutan.
Tashmë pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij. Pas largimit të Nicës ditën e djeshme, sot ka qenë radha e “gardianit” për t’i dhënë fund aventurës në Krujë.