Skuadra e Kamzës ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin e sulmuesit malazez, Ognjen Rolovic. Lojtari është bashkuar tek skuadra e kryeqytetit këtë verë nga e Kercem Ajax, në Poloni.
Ai nuk ka arritur të përshtatet aspak tek grupi i drejtuar nga Ernest Gjoka.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", klubi ka njoftuar gjithë fansat dhe jo vetëm ndërprerjen e bashkëpunimit.
Postimi i plotë:
"Klubi bënë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Ognjen Rolovic. Gjithashtu i urojme suksese lojtarit në vazhdimin e karrierës së tij duke e falenderuar për kontributin e dhëne me ngjyrat tona".
Poll