
Mesfushori Eduart Rroca në një prononcim për vetë median e Kukësit është shprehur se të gjithë e kanë përgjegjësinë për ta nxjerrë Kukësin kampion. Ish-lojtari i Luftëtarit gjithashtu nuk e fsheh dëshirën që pas aventurës me verilindorët të luajë me një tjetër ekip më të madh jashtë vendit.
"Para së gjithash falenderoj presidentin dhe stafin. E kemi nisur mirë fazën dhe shpresoj që të na shkoj mirë kjo fazë. Ndiej përgjegjësi jo vetëm unë por edhe të gjithë lojtërët duhet të marrim përgjegjësi dhe shpresoj që deri në fund të kampionatit ta nxjerrim Kukësin kampion. Të gjithë kanë besim tek unë dhe nuk dua të zhgënjej asgjë. Duke e ditur që Kukësi është një ekip që pretendon për kampion dhe Kupat e Europës. Dëshira ime është të bëj sa më mirë tek Kukësi dhe të kap një ekip jashtë vendit", është shprehur Rroca.