Ditën e sotme Bylis ashtu si të gjitha skuadrat e tjera është rikthyer në fushë. Pas dy muajsh ndalesë për shkak të pandemisë së Covid-19, ballshiotët kanë kryer stërvitjen e parë në grup.
Në faqen zyrtare klubi ka bërë të ditur se lojtarët kanë zbritur në kompleksin stërvitor duke respektuar të gjitha rregullat dhe protokollin e vendosur nga FSHF-ja.
Gjendja shëndetësore e lojtarëve është mjaft e mirë, e gjithashtu drejtuesit kanë marrë masat që edhe shishet e ujit për futbollistët të jetë i personalizuar në mënyrë që të evitohet sa më shumë përhapja e Covid-19.
Poll