Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ecuria pa humbje e TIRANËS, rrëfehet lojtari bardheblu: I vendosim gjërat në vendin e duhur, ja nga kush motivohemi më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Ecuria pa humbje e TIRANËS, rrëfehet lojtari bardheblu: I vendosim

Lojtari i Tiranës, Vincent Atingah, në një prononcim të dhënë për "Ghana Crusader" ka folur në lidhje me ecurinë e ekipit të Tiranës në këtë fazë të dytë të kampionatit, ku në ndeshjet e vitit 2019-të, ende nuk e ka marrë humbjen e parë në Superiore.

"Ne po kalojmë një fazë të dytë shumë të mirë të kampionatit. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë që e kemi bërë këtë gjë, por ne jemi treguar të aftë të vendosim gjërat në vendin e duhur në këtë fzë. Ne kemi një motiv shumë të madh, sepse ne jemi në çerek finalen e Kupës së Shqipërisë dhe ne e dimë se një fitore e këtij trofeu do të na dërgonte në Europa League, kështu që ne do të japim maksimumin", është shprehur Atingah.

Në lidhje se do të dëshironte të luante me Kombëtaren e tij, mbrojtësi ka thënë se është ëndërr e çdo lojtari të luajë me Kombëtaren e tij.

"Është ëndërr e çdo lojtari të luajë me Kombëtaren e tij. Kjo është diçka që unë gjithmonë punoj shumë dhe në të njëjtën kohë do të jem shumë i emocionuar nëse do të kthehem në Kombëtarëe. Unë jam gjithmonë gati për të dshërbyer për vendin tim", ka thënë Atingah.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga