
Gazetari sportiv, Ylli Aga ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e panelit të Procesit Sportiv. Aga ka rrëfyer një moment komik me trajnerin e Partizanit, që ishte gjobitur pasi kishte parkuar makinën në vend të papërshtatshëm, gjobë që u kaluar me humor nga Ilir Daja, duke lidhur motivin e gjobës me origjinën e tij nga kryeqyteti.
"Kam qenë me Ilir Dajën sot dhe ishte shumë I irrituar. Kishte marrë një fletë gjobe dhe motivacioni ishte për jo rezident. Daja mes batutash tha: Me qen Ilir Daja jo resident në Tiranë...", u shpreh Ylli Aga mes humorit.
Poll