FSHF ka shpërndarë dje diplomat për personat që morën pjesë në kursin e përgatitësit atletik. Tanimë çdo skuadër në elitën shqiptare do ketë stafin e vet, ndërsa një rast ka qenë i veçantë. Basketbollisti i Vllaznisë, Damian Bekteshi ka qenë mes të licencuarve.
Asgjë nuk duket e çuditshme, veç faktit se sportisti ia ka kushtuar jetën koshit. Tanimë nuk dihet nëse Bekteshi do angazhohet me skuadrat e futbollit, duke hequr dorë nga basketbolli. Të pakta janë rastet kur sportistët heqin dorë nga njëri sport, për t'u fokusuar në një tjetër. Duke qenë se licenca njihet edhe nga FIFA, Bekteshi mund të ushtrojë edhe profesionin e ri.

Poll