Kategoria e moshave U19 ka zhvilluar dje ndeshjet përkatëse të javës së 11. Në takimin mes Pgradecit dhe Luftëtarit (2-1) për këtë grupmoshë, arbitri anësor Enea Zaçellari ka bërë një veprim të turpshëm duke kapur organet gjenitale dhe duke iu kthyer tifozëve. E turpshme sesi në ndeshjet e moshave ku primare duhet të jetë edukata e brezit të ri, arbitrojnë njerëz që nuk vlerësojnë profesionin.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.