Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E quajti gjyqtarin palaço, flet trajneri i Sopotit: Ndyrësira nuk na dha dy 11-metërsha

Shkruar nga NEWSPORT
E quajti gjyqtarin palaço, flet trajneri i Sopotit: Ndyrësira nuk na

Sopoti luajti sot në transfertë kundër Dinamos, sfidë në të cilën u mund me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes ka reaguar ashpër trajneri i ekipit librazhdiot, Bekim Kuli, i cili akuzonte hapur arbitrin kryesor Edvaldo Dyrmishi. Për këtë newsport.al e kontaktoi për të mësuar më shumë rreth kësaj situate.

Sërish i irrituar Kuli deklaroi: "Ai ishte një ndyrësirë që ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Nuk na dha dy penallti. Në momentin e golit të Dinamos, faulli që u akordua në dëmin tonë nuk ishte. Anësori që ishte fare pranë nuk e dha, ndërsa ky 50-metra larg fëshkëlleu për faull. Nuk e di, por ai nuk ishte gjyqtar. Në 95 minuta lojë të zhvilluar, ka dhënë gjithsej vetëm 4 faulla në favorin tonë", përfundoi për newsport.al Bekim Kuli.

Kujtojmë që pas kësaj ndeshje Sopoti është me një këmbë në Kategorinë e Dytë, pasi gjendet në vendin e katërt në Grupin Play out me 14 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga