
Mentor Mazrekaj është çështje më vete te Partizani. Mesfushori kosovar kishte shumë kohë që ishte larg fushave të lojës për shkak të një dëmtimi në kavilje. Por edhe pse ai ishte rikuperuar, nuk u rikthye përsëri në Tiranë. Së fundmi kosovari vendosi që t'i bashkohej edhe një herë skuadrës së tij, por nuk ka gjetur ambjentin që priste.
Trajneri Adolfo Sormani nuk e ka pritur mirë rikthimin e tij në skuadër. Për newsport.al bëhet me dije që tekniku italian nuk e përfillu fare Mazrekajn duke mos i folur asnjëherë. Ai stërvitet i diferencuar, por jo me plan të hartuar nga Sormani.
Megjithatë ditët në vazhdim do të na sjellin të reja në lidhje me të ardhmen e mesfushorit në kampin e kuq.
Poll