Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"E premtja e zezë për Partizanin", Tirana "provokon" të kuqtë me Idi BATHËN

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. Lajm i mirë është që ditën e nesërme FSHF-ja dhe Ministria e Shëndetësisë do të ulen për të disktuar rreth rikthimit të kampionateve në vend.

Derbi Tirana-Partizani nuk ka fund edhe kur futbolli është ndalur. Dy klubet në rrjetet sociale vazhdojnë të “thumbojnë” njëra-tjetrën e këtë herë është radha e bardhebluve.

Në faqen zyrtare Tirana shkruan “Friday feeling” që në shqip do të thotë “ndenja e së premtes” e në foto Idi Batha pas goli të shënuar në derbi. Derbi i fundit i luajtur mes dy ekipeve ishte ditën e premte në datën 28 shkurt dhe u mbyll me fitoren e thellë 5-1 të bardhebluve. Një “provokim” që Tirana bën ndaj Partizanit në rrjetet sociale duke i kujtuar kështu fitoren të kuqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga