
Pasditen e sotme është luajtur akti i parë i Kupës së Shqipërisë dhe Vllaznia ka luajtur në transfertën e Burrelit. Kuqeblutë kanë kaluar në avantazh dhe u duk sikur e siguruan fitoren, por vendasit nuk janë pajtuar me këtë rezultat dhe kanë barazuar në fund të takimit. Gjithçka është mbyllur 1-1.
Mirëpo, fati i jep një tjetër mundësi Vllaznisë, ku në javën e dytë të Katëgorisë së Parë, të besuarit e Hasan Likës do të luajnë përsëri ndaj Burrelit po në transfertë, që do të thotë se shkodranët kanë edhe një tjetër mundësi që branda pak ditësh të marrin fitoren, që do të ishte shumë e dobishme, pasi luhet për 3 pikë.
Poll