Largimet nga Kukësi duket se nuk kanë fund. Pas largimit të fundit të Telushit dhe Obanor, nga skuadra verilindore është larguar edhe një tjetër futbollistë. Bëhet fjalë për Emiliano Mustë, anësori i krahut të majtë që vetëm pak ditë më parë firmosi rinovimin me klubin verilindorë.
Klubi bën me dije se lojtari ka kërkuar të ndërpresi kontratën me marrëveshje dhe një gjë e tillë është aprovuar nga drejtuesit. Një situatë kaotike te Kukësi me lojtarë të shumtë që largohen nga ekipi duke shtuar akoma më shumë problemet për trajnerin Gega që tashmë duhet të krijojë një tjetër formacion pas disa prej titullarëve në ndeshjet e Europës janë larguar.


Galeria fotografike ()
Poll