Dëmtimi i Gonzalo Higuain mund të jetë më i rëndë seç pritej. Sulmuesi ka ndjerë dhimbje muskulore në kofshën e djathtë, çka bëri që ai të linte stërvitjen. U mendua se do ishte gati për ndeshjen ndaj Milanit në Kupën e Italisë, por prezenca e tij është në dyshim. Sipas ekzaminimeve, situata do shqyrtohet ditë pas dite dhe më pas do dilet në një konkluzion konkret.
Nëse vërtetë nuk ia del, atëherë kjo do ishte një mungesë e madhe për trajneri Sarri. Gjithsesi, ky i fundit nuk ka përse të shqetësohet sepse i ka elementët e mjaftueshëm në repartin ofensiv. Kujtojmë që dje është përcaktuar përfundimisht data e zhvillimit të 90-minutëshit mes Juves dhe Milanit (12 korrik).