Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E PAPRITUR/ Klubit të njohur shqiptar i shtohen hallet, rrezikon të penalizohet njësoj si KUKËSIT

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Klubit të njohur shqiptar i shtohen hallet, rrezikon të

Problemet nuk i ndahen Lushnjes. Prej 5 vitesh skuadra myzeqare ka dështuar të ngjitet në Kategorinë Superiore, ndërkohë që sa vijnë dhe vështirësohen problemet në lidhje me stadiumin "Roza Haxhiu".

Prej vitesh në të nuk janë kryer ndërhyrje për ta rinovuar dhe ekziston rreziku që verdhjeshilët të mos luajnë në shtëpi në sezonin e ri për shkak se mund të mos liçensohen. Kujtojmë që për një të tillë, edhe Kukësi u detyrua t'i zhvillonte ndeshjet e shtëpisë në Kamëz, Elbasan dhe Shkodër këtë sezon që lamë pas.

Ndërkohë dhe ecuria për sezonin e ri në Kategorinë e parë ka nisur që tani me vështirësi, pasi drejtuesit duhet të rinovojën skuadrën për shkak të largimit të mundshëm të disa prej veteranëve të tij.

Myzeqarët e mbyllën këtë sezon në vendin e katërt në grupin B me 27 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga