
Skënderbeu do të luajë nesër sfidën e javës së 6-të të Abissnet Superiore. Korçarët presin në shtëpi Dinamon me takimin që do të nisë në orën 16:45. Trajneri Memelli pritet të bëjë disa ndryshime në formacion dhe dy lojtarët që e pësojnë janë Elvi Berisha dhe Kosta Vangjeli.
I pari u kritkua hapur nga trajneri Memelli pas humbjes nga Kastrioti, ndërsa Vangjeli nuk po bën paraqitjet e sezonit të kaluar. Që të dy lojtarët do të ulen në stol në këtë ndeshje, ndërsa në vendin e dytë pritet të aktivizohen Vrapi në mesfushë, ndërsa në sulm Pusi ose Bismark pritet ta nisin sfidën ndaj Dinamos nga minuta e parë.
Poll