
Emmanuele Ndoj është i destinuar për t’u bashkuar me Tiranën. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë një mesfushor me cilësitë e 26 vjeçarit, duke bërë ofertë në drejtim të lojtarit të Kombëtares kuqezi.
Me kontratën e Ndoj që skadon me Brescia pas disa ditësh, edhe Giornale di Brescia njofton se Ndoj është opsion për Tiranën dhe ka destinacion Shqipërinë.
Ndoj sezonin e fundit luajti në huazim te Cosenza, duke u paraqitur në 10 ndeshje. Tirana kërkon të përforcojë grupin në prag të turit të parë të Champions League kundër Duddelange.
Poll