
Është mbyllur pjesa e parë mes Teutës dhe Kukësit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. 45 minutat e para patën shumë raste, ndërsa nuk u shënua asnjë gol. Ndeshja e parë është mbyllur 0-0, me të dyja skuadrat që kërkojnë një biletë për në finale, aty ku I pret Tirana.
Për Supersport në pushim të ndeshjes kanë folur Rroca dhe Renato Arapi:
"Nuk ka ndryshuar asgjë, po bëjmë lojën tonë. Kishim mundësi të gjenin një gol. Po shënuam 1 kundërshtari duhet të shënojë 2. Jemi në rrugën e duhur, shpresoj të shënojmë", tha Eduart Rroca.
"Kupa ka specifikë ndryshe. Po mundohemi të kapim kundërshtarin kur le hapësira. Shpresoj që në pjesën e dytë t'ia arrijmë", u shpreh Arapi.
Poll