Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E kërkon TIRANA, Ramadani: Kam patur oferta, por...

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkon TIRANA, Ramadani: Kam patur oferta, por...

Behar Ramadani nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme ndaj Kastriotit, Ndeshje e cila do të luhet në orën 14:00 në Gjirokastër. Kapiteni i skuadës është një nga mungesat kryesore për trajnerin Mezani. Në një prononcim për "Gol pas Goli", Ramadani është shprehur se ka patur oferta në drejtim të tij si dhe mungesat e Rrocës dhe Shkurtaj do të ndihen në lojën e tyre.

"Normalisht kemi patur shumë firo këtë muaj. Do t'i ndjejmë mungesën e tyre gjatë javëve të para, por presim afrimet që na janë premtuar. Do e ndjejm shumë mungesën e Rrocës apo Shkurtaj në ndeshjet e fillimit pasi ishin dy nga lojtarët kryesorë  dhe shpresojmë që afrimet e reja të përshtaten shpejt.

Është normale që skuadrat kanë interes në periudhë merkato. Edhe për mua kanë patur interesim nga skuadrat në Shqipëri dhe jashtë saj. Fola me drejtuesit dhe vendosëm që të qendroja deri në fund të sezonit dhe më pas do të vendos për të ardhmen time.

Do të jetë një luftë e egër për mbijetës, përveç Tiranës që e shoh më të kompletuar të tjerat janë njësoj dhe do të jetë një garë e fortë. U nisëm të bënim një sezon më të mirë se ai i kaluari, por u bën shumë gabime nga drejtuesit apo edhe nga ne lojtarët. Është më normale "të shtrish këmbët sa ke jorganin" pasi është më mirë që të kesh lojtar të përballushëm ekonomikisht se sa mos t'i paguash dot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga