Sulmuesi kroat, Tomislav Bushiç, është përforcimi i radhës te Flamurtari, edhe pse zyrtarizimi nuk është bërë ende. Ai ka mbyllur gjithçka me klubin vlonjat dhe të hënën pritet të prezantohet. Lojtari ka një të kaluar jo të mirë me Tiranën, pikërisht kur ky ekip drejtohej nga trajneri Gugash Magani, i cili e keqtrajtoi në një farë mënyre, për shkak të numrit të ulët të golave që shënoi. Por te Flamurtari e ka kërkuar sërish me ngulm. Trajneri ka kërkuar me forcë që Bushiç të bashkohet me skuadrën e tij dhe ky transferim i ka kushtuar jo pak, por 60 mijë euro klubit kuqezi. Sulmuesi kroat, sipas “Panorama Sport”, do të nënshkruajë për dy vjet me vlonjatët. Më parë ai ka luajtur edhe me Vllazninë.
Poll