Luftëtari ka zgjedhur dje trajnerin e ri, që është një serb. Mlladen Milinkoviç do të ulet në stolin e ekipit gjirokastrit, që është ngjitur në Superligë. Emërimi i trajnerit të ri ishte një “lindje e vështirë” për klubin jugor, por a ia ka vlejtur “barra qeranë”?Përtej paragjykimeve, pasi gjithçka do ta tregojnë rezultatet, cv-ja e trajnerit serb lë pak vend për të shpresuar. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar vetëm skuadra anonime në vendin e tij, skuadra të padëgjuara asnjëherë në Shqipëri, pasi janë të kategorive inferiore. Ndërkohë, nga viti 2014 ka qenë i papunë. Gjirokastritët e kanë “shitur” marrjen e këtij trajneri si një investim të madh, por gjasat janë që ta kenë kapur shumë lirë.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.