Tirana ka zhvilluar miqësoren e rradhës kundër Erzenit duke arritur të triumfojë me shifrat 2-0. Ekipi i teknikut Orges Shehi ka lënë pas ndeshjet në Europë dhe është fokusuar tek përgatitjet për edicionin e ri të Superligës.
Xhixha dhe Hasani janë autorët e dy golave për bardheblutë. Ndeshja e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Tofik Jashari” rezultoi një test pozitiv për ekipin e trajnerit Shehi. Shijakasit dhe pse shumë aktiv gjatë kësaj merkato duket që ka shumë punë për të bërë deri në startin e sezonit.