
Agustin Torrasa është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Tirana këtë sezon. Sulmuesi argjentinas i ka dhënë jo pak pikë bardhebluve me golat dhe asistet e tij. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Torrasa është shprehur se është më mirë që futbolli është rikthyer edhe pse do të luhet pa tifozë.
“Rikthimi në stërvitje me një grup të vogël ka qenë i vështirë. Shikoj që skuadra po tregon formë të mirë pas çdo dite. Fillimi i kampionatit nuk do të jetë njësoj siç ishte para se të ndalej, por shpresojmë që të mos kemi probleme me dëmtimet.
E dimë çfarë skuadre ka Bylisi dhe në shtëpi luajnë fortë dhe ne kemi humbur ndeshjen e parë. Nëse e dimë lojën tonë do të jetë më e mirë për ne. Asnjë lojtari nuk i pëlqen të luajnë pa tifozë pasi e bukura e futbollit janë ata, por më mirë të luash futboll pa tifozë sesa fare”.