Qëndron apo largohet?! Kjo është pyetja që shoqërohet me dy rezultate të kuotuara për baste. Marrëveshja e klubit të Partizanit me ish-drejtorin sportin të Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili tashmë është këshilltar i presidentit Gazmend Demi, bëri bujë në Itali.
Mes reagimeve të shumta, tashmë italianët kanë filluar të kuotojnë baste edhe për një largim apo shkarkim të mundshëm të Moxhit nga detyra e tij e re.
Kompania italiane e basteve, Snai, ofron një koefiçent 3.50 për ata që besojnë se Moxhi do të shkarkohet apo largohet nga Partizani brenda vitit 2017, ndërsa koefiçenti për qëndrimin në krye të detyrës edhe gjatë 2018-s kuotohet me 1.25.
Bastet e para janë vendosur, ndërkohë që Moxhi pas prezantimit është rikthyer në Itali e pritet të mbërrij në Shqipëri para finales së parakohshme që Partizani luan me Kukësin.