Enis Gavazaj nuk do të jetë një lojtar i Yenisey Kranoyarsk. Është vet klubi rus që me anë të një postimi në faqen e tyre në Tëitter kanë lajmëruar fundin e bashkëpunimit mes tyre. Kartoni i lojtarit është në pronësi të Skënderbeut dhe skuadra ruse kishte të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Yenisey nuk do ta shfrytëzoj këtë opsion, por e ka larguar lojtarin edhe pa u mbyllur sezoni. Gavazaj nuk mund të rikthehet te skuadra korçare pasi merkato është mbyllur dhe tashmë lojtari duhet të gjejë një skuadër në vendet ku merkato nuk është mbyllur ende.

Poll