Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy sfida "zjarri", ja kur luhet java e 17-të e Kategorisë Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Kategori Superiore mbylli ditën e sotme javën  16-të me sfidat, Tirana-Laçi 0-1 dhe Teuta-Partizani në barazim 1-1. Ditën e djeshme, Vllaznia kryesuese u ndal në barazim 0-0 ndaj Kastiotit, Kukësi mori fitoren e radhës 1-0 ndaj Bylisit, ndërsa Skënderbeu dhe Apolonia e mbyllën në "paqe" 1-1.

 Java e 17-të e Superligës do të luhet në dy ditë dhe do të ketë dy ndeshje "zjarri" pasi do të përballen skuadrat pretendente për titull. FSHF-ja ka zbuluar se ditën e shtunë me datë 30 janar, Skënderbeu do të presi në shtëpi Kukësin, ndërsa Kastrioti do të luajë ndaj Bylisit në orën 13:45. Ditën e diel do të luhen sfidat Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana do të luhen në orën 13:45, ndërsa Partizani-Vllaznia në orën 16:45.

E shtunë 30 janar

Skënderbeu-Kukësi 13:45

Kastrioti-Bylis 13:45

E diel 31 janar

Laçi-Teuta 13:45

Apolonia-Tirana 13:45

Partizani-Vllaznia 16:45

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga