
Vllaznia do të diskutojë sot në orën 17:00 në "Selman Stërmasi" ndeshjen miqësore me kampionët e Shqipërisë, Tiranën. Dueli vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me Superligën që është shtyrë prej bojkotit që klubet elitare I bënë sezonit duke dërguar kërkesat drejt Qeverisë.
Takimet miqësore të kësaj periudhe do t'i shërbejnë të dy trajnerëve për të parë formën e skuadrave, ndërsa Vllaznia udhëton drejt kryeqytetit me katër mungesa. Trajneri gjermano-kroat, Brdaric nuk do të ketë të gatshëm Bardullën, Sidorencon, Hoxhajn dhe Mandiangu. Dy lojtarët e fundit janë prurje të kësaj merkatoje, ndërsa futbollistët janë jashtë prej dëmtimeve.
Formacioni i mundshëm: Zogovic, Gurishta, Isaevski, Adili, Isufi, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Victor da Silva, Dunga