Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Dua të luaj në një kampionat më të fortë se Superliga", Sulmuesi nigerian i Kukësit e thotë hapur: Nëse më therret Kombëtarja e Shqipërisë jam gati

Shkruar nga NEWSPORT
"Dua të luaj në një kampionat më të fortë se

Kukësi u rikthye te fitorja ditën e sotme pasi mposhti me rezultatin 0-3 Kastriotin. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Patric Eze që shënoi dy gola dhe tashmë renditet në krye të listës së golashënuesve me 12 gola. Në një prononcim për "Sport Magazine", Eze është shprehur i lumtur për fitoren e sotme dhe ka zbuluar se dëshirëon të luajë në një kampionat më të fortë se Superliga. Gjithashtu Eze ka theksuar se i pëlqen të luajë për kombëtaren e Shqipërisë e nëse i vjen një ftesë është gati për të dhënë kontributin e tij.

"Jam i lumtur me dy golat e shënuar, por edhe me kontributin e dhënë për ekipin. Kemi lojtarë të mirë në sulm edhe pse duhen edhe lojtarë më të mirë. Unë dua të shënoj sa më shumë gola, por do ta shikojmë në fund të sezonit se sa gola do të shënoj.

Objektivat e klubit janë larg, por ne do të luajmë deri në fund e do të shikojmë se çfarë do të ndodh".

Çfarë nuk iu pëlqen në Tiranë? "Nuk më pëlqen trafiku. Më pëlqen shumë qyteti, por vetëm trafiku këtu".

Në cilën skuadër doni të luani? "Për respektin të klubit tim, vizioni im është të luaj në liga më të forta jashtë Shqipërisë edhe pse kam shumë repsket për ekipet shqiptare".

Keni luajtur me Nigerinë? "Nuk kam luajtur Nigerinë asnjë ndeshje dhe as me moshat pasi nuk më kanë grumbulluar. Nëse Shqipëria më thërret unë jam gati të luaj për Shqipërinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga