Dritan Dervishi, zyrtari i Partizanit, i ftuar në emisionin “Sport Neës Plus” në emisionin Neës 24 është shprehur se nëse Partizani këtë sezon nuk e fiton titullin kampion, atëherë është një tragjedi e vërtetë. Kjo pasi, niveli është shumë i dobët këtë sezon në Superiore nga skuadrat e tjera.
“Niveli është më i ulët. Nuk është më ai niveli i 2-3 viteve të kaluara. Nuk kemi shumë skuadra për Europë. Skënderbeu ishte diktator sportiv. Kur unë isha tek Partizani, ishin shumë skuadra të tjera të forta. Nëse Partizani këtë sezon nuk fiton titullin kampion, është një tragjedi e vërtetë. Këtë e them sepse nuk ka rivalitet këtë sezon. Kukësi çdo vit ndërron lojtarë dhe është shumë e vështirë të bësh një grup fitues, prandaj nuk ecën. Cungu ka punuar mirë, por që në fakt në këto kushte nuk ka çfarë bën. Derbi është i hapur. 51 me 49 për Partizanin janë mundësitë. Këto lloj ndeshjesh fitohen dhe luhen me zemër. Lojtarët e Tiranës duken disi të bllokuar kur luajnë me Partizanin”.