
Tomori do të luajë ditën e nesërme një "finale" ndaj Maliqit në transfertë. Një ndeshje delikate pasi përballë do të jenë dy ekipet që kryesojnë Grupin e jugut në Kategorinë e Dytë dhe një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.
Drejtuesit e Tomorit kanë menduar të shpërndajnë premio për lojtarët në rast të një fitoreje. Bëhet fjalë për 200 mijë lekë të vjetra për secilin lojtar nëse arrihet marrja e 3 piëkve. Tashmë "topi" kalon në duart e futbollistëve të cilët kanë detyrim të fitojnë në transfertë ndaj Maliqit.
Poll