Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Drejtori sportiv i Partizanit e thotë hapur: Nuk ka lidhje vëllai im, me postin që kam

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori sportiv i Partizanit e thotë hapur: Nuk ka lidhje vëllai im,

I ftuar në emisionin e "Supersport", "Zona Gol", Olsi Rama drejtor sportiv i Partizanit, ka folur për një kompleks sportiv apo stadium që mund të ndërtohet të ardhmen. I ngacmuar nga Dritan Shakohoxha, për faktin se vëllai i tij është kryeministër dhe Partizani nuk ka një kompleks, Olsi Rama, ka qenë i prerë.

Ai ka thënë: "Ekipi i Kukësit është shumë me fat, për atë stadium që po bën. Nuk ka lidhje vëllai im me këtë post që kam unë dhe me një stadium të Partizanit. Besoj që do i gjejmë mundësitë të bëjmë kompleksin tonë, me forcat tona, si në atë kohë.

Ideja ka qenë e presidentit Demi, Partizanit i është marrë shtëpia dhe duhet që ta ritkthejmë. Për fat të keq, ne jemi mysafirë në stadiumin e Tiranës, nga këto që kanë ndodhur".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga