Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Drejtori kampion i Tiranës, Tefik OSMANI: Para se të më gjykoni, ngrihuni si unë

Shkruar nga NEWSPORT

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, ishte një nga shtyllat kryesore të klubit bardheblu, që u shpall kampion këtë sezon që sapo lamë pas në Superiore.

Shpeshherë, Osmani është kritikuar në media vizive e të shkruara, madje dhe nga tifozët, që nuk kanë ngurruar të ngrenë dyshime për punën e tij te Tirana. Por titulli kampion dhe besimi i plotë i presidentit Halili, tregon se Osmani ka bërë një punë shumë të mirë në kampin bardheblu.

Vetëm drejtori i Tiranës nuk ka ngurruar t’u përgjigjet kritikave, duke shkruar se para ta gjykojnë, duhet të arrijnë fillimisht ato që ka arritur ai. “Para se të gjykosh jetën time apo karakterin tim, vish këpucët e mia.

Ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjet, dyshimet, të qeshurat e mia. Jeto vitet që kam jetuar unë, rrëzohu aty ku jam rrëzuar unë, dhe ringrihuni si unë”, shkroi Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga