
Drejtori i Partizanit Olsi Rama rrëfeu planet e merkatos së skuadrës në lidhje me afrimet e mundshme dhe rinovimet e kontratave të disa prej lojtarëve. Ai theksoi në "Rubrika Sportive" se po punohet për t'i ofruar futbollistit Esat Mala një kontratë më të mirë duke parë paraqitjet e tij premtuese. Ndër të tjera ai shtoi se skuadra nuk ka nevojë për qendërsulmues emergjent, pasi ka shumë sulmues në dispozicion. Sa i përket rinovimit të kontratës së Skënder Gegës, Rama theksoi se çdo gjë u zgjidh për pak minuta.
"Unë kam një politikë në lidhje me marrëdhëniet brenda klubit. Edhe trajneri nuk i di rrogat e lojtarëve. Trajneri duhet të interesohet për paraqitjen e lojtarëve dhe gjendjen e tyre.
Zgjedhjet e duhura në janar? Lojtarët e lirë ose janë të dëmtuar ose kanë pribleme me skuadrat. Kjo pjesa e peshkimit është delikate. Se mund të negociojnë me ne dhe firmosin me ekip tjetër.
A është Dilaver Duka lojtari më i shtrenjtë i Partizanit? Duka vjen nga (MLS), kampionati amerikan. Nuk është lojtari më i shtrenjtë i Partizanit. Janë spekulime.
Kam diskutuar me Gegën dhe stafin. Të gjithë flasin për një qendërsulmues. Blemë një qendërmbrojtës. Ne kemi më shumë se 3 sulmues. Vëmendja ime dhe e stafit është te mesfusha që të krijohen shumë raste në lojë. Kemi rastin e Spanjës në 2012 pa sulmues tipik. Kishim Napolin vjet. Ne do të zgjedhim që të bëjmë më të mirën për të përmirësuar ekipin.
Rinovimet në vijim? Po diskutoj me lojtarët që po u skadon kontrata. Malës nuk i skadon kontrata. Po shikojmë mundësinë e ofrimit të një marrëveshje më të mirë.
Si u zgjidh rinovimi i trajnerit Gega me Partizanin? Për rinovimin e Gegës, nuk e kam çuar kurrë në mendje që ai të mos rinovonte. Po ta pyesni ishte një gjë që zgjati 5 minuta. Besoj se do të vijë një lojtar deri në datën 31", u shpreh Olsi Rama.