Skerdi Bejzade është një nga emrat që i ka dhënë ton futbollit shqiptar. Dikur luante me të kuqtë, ndërsa këtë sezon futbollistik zgjodhi të drejtonte skuadrën e Laçit. Aventura e tij në krye të kurbinasve nuk zgjati shumë duke hequr dorë para mbylljes së këtij viti kalendarik.
Sot, ai feston 49-vjetorin e lindjes. E në këtë ditë speciale nuk ka munguar as urimi i tifozëve dhe dashamirësve të tij të shumtë në Shqipëri. Teksa e kujtojnë me fanelën e Partizanit, në sy bie komenti i tij.
“Faleminderit shumë. Ec aty, Partizoni kampion”, shkruan Bejzade duke lënë të nënkuptohet simpatia e tij për klubin kryeqytetas.
[caption id="attachment_714134" align="alignnone" width="679"] Komenti i Bejzades[/caption]