Zyrtarizimi i Bledi Shkëmbit në krye të pankinës së Teutës nuk ishte e papritur në kampionatin tonë. Prej kohësh, ish-mesfushori korçar flitej që do të merrte drejtimin e një ekipi në Superiore. Pas një aventure të suksesshme me Lirinë e Prizrenit në Kosovë, tashmë Shkëmbi pritet të surprizojë edhe në Superiore. Ekipi i Teutës gjithmonë ka qenë një nga skuadrat që kanë luftuar për Kupat e Europës.
Megjithatë me interes pritet të shihet ecuria e “Djemve të Detit” në këtë sezon të ri. Në rast se objektivat arrihen, atëherë edhe vlerat e Shkmëbit si trajner do të rriten ndjeshëm. Në këtë mënyrë kuotat e tij si një “timonier” i zoti do të shohin vetëm përpjetë. Vetëm në vitin e dytë si trajner, Shkëmbit i besohet një ekip simpatik si Teuta. Ndoshta durrsakët do t’i shërbejnë korçarit, pse jo për të drejtuar një skuadër me peshë, siç janë ekipet e kryeqytetit.