
Qeveria shqiptare ka tërhequr nga Kuvendi projektligjin për ndryshimet në ligjin për sportin duke e konsideruar të paplotë draftin e paraqitur nga Ministria e Sportit.
Sipas “ABC News”, ky projektligj nuk do të futet në kalendarin e punimeve edhe pse ishte parashikuar që të ndodhte.
Kryeministri Rama ka urdhëruar që të ngrihet një grup punë që do të sjellë në Qeveri një projektligj të ri, ndryshe nga ky aktuali dhe më pas të kalojë në Kuvend për t’u miratuar.
Shumë klube kanë kërkuar që të miratohet ligji për sportin pasi do të ndihmonte shumë presidentët dhe të privatizonte klubet, njësoj siç po ndodhë në Kosovë.
Admnistratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka kërkuar me ngulm që ligji të miratohet, por siç duket në Shqipëri duhet ende të presin që ligji të kalojë në Kuvend e më pas të miratohet.