
Klubi i Tiranës ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të provojnë forcat e tyre në Akademinë Bardheblu.
Në një njoftim të bërë për mediet, kampionët e Shqipërisë ftojnë të interesuarit për t'iu bashkuar klubit më të titulluar në vendin tonë. Në lajmërin e bërë në kanalin zyrtar thuhej:
"Ditën e Hënë, datë 17/08/2020, Akademia e Futbollit Tirana, hap dyert për sezonin e ri. Të gjithë personat e interesuar për t'u regjistruar apo të testohen në aftësitë e tyre sportive janë të lutur të dërgojnë një email me të dhënat e tyre (Emër, Mbiemër, Mosha, numër kontakti) në adresën: [email protected] ose të paraqiten fizikisht në ambientet e Kompleksit "Skënder Halili". Akademia mirëpret të gjithë të rinjtë plot grind për ti përgatitur ata të ndjekin ëndrrën e futbollit. #identitetiTirona"